Koreja e Veriut dërgoi më shumë se 15,800 kontejnerë municionesh në Rusi në një periudhë 18-mujore, pasi u bë një furnizues kritik për luftën e Moskës kundër Ukrainës, sipas një analize të re.
Qendra OSC dhe Reuters përdorën imazhe satelitore për të identifikuar të paktën 64 dërgesa nga Koreja e Veriut në Rusi, midis gushtit 2023 dhe marsit 2025.
Vlerësimet e saj mbështeten gjithashtu në imazhe të detajuara tredimensionale të anijeve dhe ngarkesës së tyre.
Autorët e raportit thanë se ato dërgesa mund të bartnin midis 4.2 dhe 5.8 milionë municione. Katër anije mallrash me flamur rus u përfshinë në transportin e municioneve të Koresë së Veriut: Angara, Lady R, Maria dhe Maia-1.
“Kontejnerët e municioneve të Koresë së Veriut paraqet një sfidë të rëndësishme strategjike. Duke i mundësuar Rusisë të ruajë vrullin e saj sulmues, minon efektivitetin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën”, thuhet në raport./abcnews.al
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026