Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka nënshkruar Udhëzimin e ri Administrativ për arkat fiskale.
Murati tha se ky Udhëzim Administrativ është hartuar nga grupi punues me profesionalizëm dhe vjen pas një pune enorme për zhvillimin e sistemit të ri softwerik.
“Udhëzimi parasheh periudhën tranzitore të kalimit nga sistemi ekzistues në sistemin e ri – pra të gjitha bizneset që tashmë kanë sisteme të arkave fiskale, do të kenë kohë të mjaftueshme për të kaluar në sistemin e ri – për këtë do të njoftohen me kohë. Ndërsa për bizneset e reja apo që ende nuk kane sistem të fiskalizimit, do të ketë periudhë kalimtare prej 60 ditësh derisa të instalojnë sistemin e ri, por që duhet të sigurohen se ndjekin udhëzimet për deklarim të shitjeve ashtu siç e parasheh UA”, shkroi Murati në Facebook./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...