Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale foto nga takimi i një dite më parë me bashkëatdhetarët në Milano.
Rama i falënderon të gjithë shqiptarët e Italisë në Milano për mikpritjen e djeshme.
Gjithashtu, ai ndalet te një tjetër lajm, ai i hapjes sot të një tjetër grup kapitujsh të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Rama ka theksuar dje gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali se “përpara nesh kemi vetëm një datë, 11 majin, e pastaj kemi vetëm një mandat, për të fituar bastin historik me Europën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Europën”.
“Ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit europian të Shqipërisë tamam këtu në dorën tonë qëkurse ne dolëm nga ferri komunist dhe Bashkimi Europian na ka vënë përpara një plan të dakordësuar që ne të mbyllim të gjithë marrëveshjen e anëtarësimit duke mbyllur të gjitha negociatat brenda vitit 2027”, nënvizoi ai.
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...