Pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Big Brother VIP Albania, ku konkurrenti Jozi goditi me shuplakë Gjestin, rrjetet sociale janë përfshirë nga reagime të shumta.
Fansat dhe emra të njohur nga bota e artit dhe showbiz-it shqiptar shprehën indinjatën e tyre, duke e cilësuar aktin si të papranueshëm dhe duke kërkuar që Jozi të përballet me pasojat ligjore të veprimit të tij.
Në anën tjetër, përkrahja për Gjestin ka qenë e jashtëzakonshme, duke kaluar edhe kufijtë shqiptarë.
Në qytetin e New York-ut, portreti i Gjestit është shfaqur në disa ekrane gjigante, ku shkruhej: “E gjithë Amerika është me ty Gjest” – një mesazh solidariteti që emocionoi shumë ndjekës.
Jozi, i cili u arrestua menjëherë pas largimit nga shtëpia e BBVA, është liruar sot nga policia, por procedurat ligjore ndaj tij do të vazhdojnë në gjendje të lirë.
Ndërkohë, publiku vazhdon të shprehë solidaritetin ndaj Gjestit dhe të dënojë dhunën në çdo formë. /Telegrafi/

Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...