Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga oficerët e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit, ku me urdhër të SPAK u ushtrua kontrolle në disa banesa dhe biznese.
ABC News mëson se kontrolle janë ushtruar në zyrat e biznesit të Nazif Bajrami, pronar i kompanisë “Bajrami N” dhe një biznesmen i njohur fushën e ndërtimit në Elbasan, i cili ka fituar një sërë tenderësh nga institucionet publike.
Po ashtu, kontrolle janë ushtruar edhe tek Marenglen Çoku, administrator i ekipit të Futbollit të A. F. Elbasanit, i cili është dhe pronar i kompanisë “ÇOKU M & E”.
Të njëjtat burime konfirmojnë se oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle dhe në banesën e drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan (UKE), Luan Tabaku.
Mësohet se nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, ata kanë rezultuar të lidhur me grupin kriminal të drejtuar nga Suel Çela, ku ky i fundit vijon të jetë ende në kërkim nga SPAK.
Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme po heton tendera publikë të cilët dyshohet se janë përfituar nga krimi i organizuar përmes personave të tretë.
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...