Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas sulmit me dronë dhe raketa nga Rusia në Kiev, ku u godit edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, BE dënoi ashpër sulmin, duke theksuar se është vënë në rrezik jeta e ambasadorit të Shqipërisë.
Delegacioni i Bashkimit Europian e cilësoi sulmin si “të papërgjegjshëm” dhe një tjetër dëshmi të brutalitetit të luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit rus kundër Ukrainës.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij. Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, thuhet në reagim.
Tentuan ta shpalosnin flamurin e tyre, arrestohen gjashtë se...
Dramë në Serie A, Roma e Como sigurojnë Ligën e Kampionëve, ...
Nga 120km/h në 80, në Zvicër diskutohet ulja e kufizimit të ...
Këto tri shenja të horoskopit ju fshijnë nga jeta pa u pendu...
Qipriotët drejtë kutive të votimit pas një fushate zgjedhore...
Haaland golashënuesi më i mirë i sezoni për të treten herë, ...