Ka shkuar në 221 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, thanë autoritetet të enjten.
Politikanë, atletë dhe figura të tjera të shquara vendase ishin mbledhur në klubin Jet Set në Santo Domingo në fillim të kësaj jave për një koncert të këngëtares Rubby Perez.
Ngjarja u kthye tragjike kur çatia u shemb papritur pas mesnatës së së martës.
Juan Manuel Mendez, kreu i qendrës së operacioneve të urgjencës të vendit (COE), tha se sot do të ishte dita e fundit e përpjekjeve të kërkim-shpëtimit.
“Kjo është detyra më e vështirë që kam pasur në 20 vitet e mia të udhëheqjes së COE,” tha Mendez, duke u shpërthyer në lot.
Ekipet e urgjencës nxorën gati 200 të mbijetuar nga ndërtesa të martën. Punonjësit e shpëtimit nuk prisnin të gjenin më shumë njerëz të enjten.
Megjithatë, familjet e të zhdukurve prisnin jashtë rrënojave të klubit, duke u përqafuar me njëri-tjetrin, shkruan Reuters.
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...