Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me rastin e 17 vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës ka thënë se nderojmë themelet e shtetit tonë të pavarur dhe demokratik.
Abdixhiku tha se Kushtetuta e Kosovës nuk është vetëm akti më i lartë juridik, por sipas tij, është udhërrëfyesi ynë në rrugën e shtetndërtimit.
“Sot, në Ditën e Kushtetutës, ne nderojmë themelet e shtetit tonë të pavarur dhe demokratik – dokumentin që mishëron aspiratat historike të qytetarëve tanë për liri, barazi dhe drejtësi”.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është vetëm akti më i lartë juridik, por është udhërrëfyesi ynë në rrugën e shtetndërtimit, në përforcimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Është zotimi ynë kolektiv për një të ardhme më të mirë, për një shtet të drejtë e të barabartë për të gjithë. Në këtë përvjetor, ne kujtojmë me respekt të thellë sakrificën dhe vendosmërinë e popullit tonë që i hapi rrugë krijimit të këtij dokumenti historik”, u shpreh ai.
Abdixhiku gjithashtu tha se shkeljet e Kushtetutës dhe sulmet siç u shpreh ai, të drejtpërdrejta ndaj Gjykatës Kushtetuese janë “sinjal i qartë i praktikave që e rrënojnë rendin demokratik dhe e largojnë shtetin nga parimet mbi të cilat është ndërtuar”.
“Kjo nuk është thjesht çështje ligjore – është plagë për demokracinë tonë dhe për besimin e qytetarëve në drejtësi. Nuk mund dhe nuk duhet ta lejojmë më këtë. Mbrojtja e Kushtetutës është përgjegjësi e secilit prej nesh që beson në një Kosovë të drejtë, të barabartë dhe demokratike”.
“Le të jetë kjo ditë jo vetëm përkujtim, por edhe thirrje e fortë, të mos lejojmë më që vlerat tona themelore të asgjësohen. Të mos lejojmë më që të përdhoset ajo për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, Ditën e Kushtetutës! Le të vazhdojmë në ndërtimin e një shteti të fortë, sovran dhe të drejtë”, u shpreh tutje Abdixhiku.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...