Në bazë të vlerësimeve të Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, era e fuqishme që përfshiu ditë më parë disa zona të komunës ka shkaktuar dëme në vlerë prej mbi 106 mijë euro.
Sipas një komunikate të Komunës së Podujevës, komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në Komunën e Podujevës, pas vizitave të realizuara dhe verifikimit të gjendjes në teren, ka dalë me raport mbi dëmet e shkaktuara nga era e fuqishme që përfshiu lokalitetet e komunës gjatë këtij muaji.
“Sipas këtij raporti, vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara nga era është 106,794. 59 euro. Dëmet e shkaktuara janë të natyrave të ndryshme. Në infrastrukturë (ku përfshihen shtëpi banimi, objekte afariste, objekte përcjellëse, stalla për bagëti etj.) dhe ekonomi të tjera familjare, dëmi i përgjithshëm është 52, 615. 24 euro. Komisioni gjithashtu ka vlerësuar dëmet e shkaktuara në bujqësi, të cilat kapin vlerën 51, 228.00 euro, si dhe në objekte shkollore, ku vlera e dëmeve të shkaktuara është 2, 951. 35 euro
Komuna e Podujevës thotë se nuk posedon buxhet për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe se raporti i vlerësimit të dëmeve do t’i dërgohet për mbështetje Qeverisë së Republikës së Kosovës./
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...