Pedri e krahason Yamalin me Messin

10:09 | 8 Prill 2025
D.H

Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal është duke zhvilluar një sezon fenomenal me skuadrës e tij.

Paraqitjet e tij, golat, asistimet dhe driblimet e tij shumë tifozë të Barcelonës i ka kthyer në kohën kur Lionel Messi bënte “magji” me këtë ekip, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa lavdet për yllin e ri spanjoll nuk i ndalin as bashkëlojtarët e tij.

Njëri ndër është edhe Pedri i cili e ka shok edhe tek kombëtarja spanjolle ku nuk po iu mungojnë sukseset.

Pedri e krahasoi Lamine Yamalin me Liones Messin.

“Kur Lamine merr topin, ti e di që ai do të driblojë me lehtësi kundërshtarin e parë… dhe më pas diçka mund të ndodhë. Është e ngjashme me ndjenjën që kishim kur Messi ishte në skuadër”, u shpreh Pedri.

Këtë sezon, 17-vjeçari në 42 ndeshje ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 19 asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale