Pas dy netë qëndrimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sami Lushtaku sonte është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë. Avokati i tij, thotë se kjo u bë pa lejen e ekipit mjekësor kujdestar.
Ai konsideron se kjo është shkelje e së drejtës elementare për klientin e tij.
Mbrojtja e Lushtakut, përmes telefonit, i ka thënë KosovaPress-it, se Sami Lushtaku u kthye në burg pa asnjë rekomandim për terapi.
“Sami Lushtakun sonte me urdhër të Gjykatës, e kanë marrë prej QKUK-së, pa lejen e ekipit mjekësor kujdestar, pa u ekzaminuar ne tërësi dhe pa rekomandim për terapi. Realisht, ai sonte as terapi nuk mund te merr. Krejt kjo është e cekur ne fletë-lëshim. Madje, edhe fletë-lëshimi është kryer pas daljes se pacientit nga klinika”, ka thënë Koci.
Koci tha se krejt kjo është në kundërshtim me ligjin dhe çdo etikë tjetër mjekësore e humane. Sipas tij, Lushtakut po i shkelet një e drejte elementare; e drejta për trajtim mjekësor.
Sami Lushtaku, i cili po vuan dënimin me burg, ditë më parë pati hyrë në grevë urie me arsyetimin se nuk ka marrë tretmanin e duhur mjekësor për problemet shëndetësore nga të cilat ai vuan.
Ai tash ka ndërprerë grevën, meqë siç u tha, gjendja e tij ditë më parë u përkeqësua.
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, tash kryetar i Skënderajt, si pjesë e procesit gjyqësor “Drenica”, është dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për vrasjen e një civili shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet.
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...