Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli adreson një mori pyetjes drejt opozitës së bashkuar në lidhje më zgjedhjen e Presidentit të Kosovës nga populli.
Ai përmes Facebookut pyet se pëese opozita nuk kërkon llogari për harxhimin e parave të shtetit për punën e komisionit kushtetues që duhet ta miratonte zgjedhjen popullore të kreut të shtetit? /Arbresh.info
Ky është postimi i plotë:
Ajo që më habit në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Presidentit është qëndrimi i opozitës parlamentare, më mirë të them, me habit mungesa e qëndrimit të tyre.
– A kanë ata opinion për zgjedhjen e presidentit nga populli?
– Pse nuk kërkojnë llogari për harxhimin e parave të shtetit për punën e komisionit kushtetues që duhet ta miratonte zgjedhjen popullore të kreut të shtetit?
– Nëse opozita, si pretendon, ka kandidatë të mirë dhe gëzon mbështetjen popullore, pse ajo nuk mban qëndrim për këtë çështje thelbësore?
– Pse nuk luftojnë ata për të patur institucione të forta që tani?
Pse nuk janë gati të garojnë ata dhe të testojnë popullaritetin e tyre, sa vlejnë?
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...