Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur organizimin dhe reagimin e gazetarëve të mediave të Kosovës për të kërkuar transparencë nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
AGK-ja ka ftuar ZRrE-në që të sigurojë publikimin dhe hapjen e të gjitha diskutimeve që çojnë në marrjen e një vendimi përfundimtar, në mënyrë që siç thuhet në reagim, qytetarët të informohen në mënyrë të plotë për një vendim kaq të rëndësishëm për interesin publik.
LEXO EDHE:
Drejtori i ZRrE-së thotë se bursa është shkaktari kryesor i rritjes së çmimit të rrymës
“Javën e kaluar, ZRRE-ja kishte ftuar vetëm gazetarët në një “takim konsultues”, pa praninë e kamerave dhe të mediave, për të diskutuar rreth rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Sot, gazetarët kanë refuzuar të marrin pjesë në takim pa praninë e kamerave. AGK-ja e përshëndet këtë veprim të gazetarëve, i cili përveçse shpreh solidaritet, mbi të gjitha kërkon transparencë dhe llogaridhënie nga një institucion publik”, thuhet në reagimin e AGK-së./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Diskutimi për rritjen e çmimit të energjisë, ZRrE kërkon nga mediat takim të mbyllur pa kamera
ZRRE pranon transmetimin e takimit, në fokus tarifat e reja të energjisë
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit