Zyra e Rregullatorit për Energji ka mbledhur përfaqësues të mediave për të diskutuar rreth tarifave të reja të energjisë elektrike.
Fillimisht nga ky institucion iu kërkua mediave që mos të xhirojnë takimin.
Megjithatë pas insistimit të përfaqësuesve për media dhe paralajmërimeve për bojkot të takimit, nga ZRRE lejuan transmetimin e tij.
Petrit Pepaj nga ZRRE tha se janë një sërë shkaktarësh që kanë ndikuar në kërkesën e tyre për ngritje të tarifave të energjisë elektrike.
“Në tregjet e energjisë, ndodhin luhatje të çmimeve, nuk është në kontrollin e rregullatorit as të licencuarve që çmimet të jenë të njëjta. Vlerësimet e rregullatorit kanë qenë të ngushta në raport me çmimet. KEK-u ka gjeneruar energji elektrike për t’i mbuluar nevojat sa ka mundësi, ndërsa operatorit i është dashur që furnizimin ta bëjë në tregjet ndërkombëtare. Ne jemi munduar që pavarësisht kostos, qytetarët të kenë energji elektrike. Rregullatori nuk ka dëshirë as vullnet të vendos në barrë të qytetarëve diçka për të cilën nuk ka arsye. Janë institucionet tjera që mund ta subvencionojnë energjinë elektrike”, tha ai./rtk
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...