Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot në prezantimin e kandidatëve për qarkun Elbasan, paraqiti programin për ndryshimin dhe zhvillimin e Shqipërisë, duke u fokusuar në disa sektorë kyçë.
Berisha tha se Elbasani do të jetë pjesë e Shqipërisë Madhështore, duke nisur me ndërtimin e bajpasit të Elbasanit, si një nga veprat prioritare.
Për të stimuluar ekonominë, lideri opozitar premtoi uljen e taksave mbi ndërtimin, duke bërë që taksat të jenë 8-10 herë më të ulëta dhe duke mundësuar investime më të mëdha.
Gjithashtu, Berisha gjtihashtu premtoi se me ardhjen e PD në pushtet, TVSH-ja do të ulet nga 20% në 15% dhe rrogat për shqiptarët do të rriten, duke përfshirë një rrogë minimale 500 euro dhe rritjen e pensioneve me një minimum jetik prej 200 euro për çdo pensionist.
Në sektorin e arsimit, kryetari i PD, garantoi një rritje të ndjeshme të pagave për mësuesit, që sipas tij, do të shkojnë deri në 1500 euro në fund të mandatit.
Berisha gjithashtu premtoi digjitalizimin e shkollave dhe përfundimin e praktikave të patronazhistëve në arsimin shqiptar, duke i rikthyer mësuesit në piedestal.
Një tjetër pjesë e programit të PD është mbështetja e madhe për fermerët dhe sipërmarrësit, duke u premtuar subvencione dhe taksa të ulëta.
Berisha garantoi se politika e Ballkanit të Hapur do të mbyllet, duke mbrojtur interesat e fermerëve shqiptarë dhe duke i dhënë mbështetje të fortë prodhimit vendas, veçanërisht për kulturat si ullinjtë dhe bimët aromatike.
Për të rinjtë, Berisha garantoi mundësi për investime dhe rritjen e mundësive për të krijuar një jetë të qëndrueshme në Shqipëri, duke ofruar kredi të buta për ata që duan të martohen dhe krijojnë familje, si dhe për emigrantët që kthehen për të investuar në vend.
Në aspektin energjetik, kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria do të bëhet një superfuqi energjetike rajonale, duke përdorur burime të rinovueshme si uji, dielli dhe era. Ai premtoi se brenda tre viteve, shqiptarët do të kenë mundësinë të marrin energjinë falas përmes paneleve fotovoltaike.
Sipas Berishës, plani i opozitës synon një Shqipëri më të fortë ekonomikisht, ku të rinjtë do të kenë mundësi të qëndrojnë dhe të kontribuojnë, ndërkohë që do të zhvillohet infrastruktura, arsimi dhe sektori i bujqësisë.
Berisha, gjatë fjalës së tij bëri thirrje për bashkimin e demokratëve, duke theksuar se ata nuk kanë asgjë të përbashkët me deputetin “brava”, i cili është i lidhur me Edi Ramën.
Berisha akuzoi Ramën për përpjekjet për të shkatërruar PD-në dhe për të krijuar satelitë./atsh.al
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...