Një kapitull i ri dhe i paharrueshëm ka nisur për çiftin e dashur të muzikës shqiptare, Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e gëzueshëm e ndanë vetë ata me ndjekësit e tyre përmes një postimi të ngrohtë në rrjetet sociale, duke emocionuar mijëra fansa.
Në një fotografi të ëmbël familjare, ku Venera dhe Lindi shfaqen të lumtur me vogëlushin në krah, ata zbuluan edhe emrin që i kanë vendosur djalit të tyre – Drin Islami.

Emri i përzgjedhur është një homazh për bukuritë natyrore dhe rrënjët shqiptare, duke sjellë në mendje lumin e njohur.
Çifti e shoqëroi postimin me fjalë poetike dhe prekëse: “Familja mbi të gjitha. Unë buroj në Strugë, e buroj në Pejë. I bëj malet bashkë, skej m’skej. Ju dua, Drin Islami”.
Ky mesazh simbolik përçon dashurinë për atdheun, për familjen dhe për jetën e re që sapo ka nisur për ta.
Për Venerën dhe Lindin, ky është padyshim roli më i bukur dhe më i rëndësishëm që do të luajnë nga tani e tutje – ai i prindërve.
Urimet për çiftin kanë vërshuar nga fansat dhe kolegët artistë, të cilët i kanë përgëzuar për ardhjen në jetë të djalit të tyre dhe për këtë kapitull të ri plot dashuri, jetë dhe emocione. /Telegrafi/
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...