Kreu i PD-së, Sali Berisha është ndalur këtë të diel në Elbasan ku ka prezantuar kandidatët e tij për garën e 11 majit.
Berisha tha se zotohet për të sjellë ndryshimin e madh në vend dhe rrëzimin e Edi Ramës.
Berisha u ndal te ky i fundit kur tha se e ka krahasuar me bufin, por sipas tij nuk e di që bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë.
“Ne zotohemi se do ta kalojmë vendin nga gjendje dramatike në Shqipërinë madhështore. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën në krahasime me hardhuca e zhaba, mirëpo ai vërtetë vetë është shumë i pasur, ka saraje, qindra milionë para në konto sipas OSBE, por është i shkretë dhe i varfër. Më krahasoi mua me bufin, simbolin e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat, nga Athinaja te Harry Potter! Edi Rama je i pashpresë. Të japim fjalën se më 11 maj do të të nisim aty ku e meriton”, tha Berisha./tch
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?