Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka njoftuar se nga muaji prill i këtij viti mund të rritet çmimi i energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët deri në 15%.
Ndërkohë, kjo nuk është ngritja e parë e çmimit të rrymës që po bëhet për një periudhë të shkurtër brenda katër vjetëve.
Rritjet e kanë shoqëruar ndër vite çmimin mesatar të energjisë elektrike në Kosovë.
Më 2024, rryma ka kushtuar më së shtrenjti në tetë vjetët e fundit.
Ismet Mulaj, njohës i ekonomisë dhe energjetikës tha se mbi 90% e energjisë në Kosovë prodhohet nga termocentralet me kosto të ulët.
“ZRrE e arsyeton këtë rritje me faktin se Kosova ka importuar sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike me çmime të larta. Megjithatë, kjo nuk e justifikon plotësisht vendimin, pasi mbi 90% e energjisë në Kosovë prodhohet nga termocentralet me kosto të ulët”, tha Mulaj.
Tutje, ai tha se argumentet e ZRrE-së nuk bazohen në faktorë ekonomikë.
“Për këtë arsye, argumentet e dhëna nuk bazohen kryesisht në faktorë ekonomikë”, u shpreh Mulaj.
Tutje, Mulaj tha se ky vendim cenon interesin e qytetarëve.
“Ky vendim cenon interesin e qytetarëve dhe rëndon barrën e tyre financiare”, u shpreh në fund ai.
Në përgjithësi, Kosova ka një sistem energjetik që është i varur kryesisht nga termocentralet që përdorin qymyr, dhe kjo ka një ndikim në çmimet e energjisë./Arbresh.info/Qëndresa Luma/
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...