Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka filluar konsultimet për formimin e qeverisë së re, ndërkohë që disa parti të opozitës bojkotojnë këto konsultime dhe kërkojnë një qeveri kalimtare për të adresuar krizën aktuale dhe për të mundësuar zgjedhje të lira.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvilloi konsultime me përfaqësues të partive në pushtet dhe disa partive të pakicave për formimin e qeverisë së re. Partitë në pushtet pritet të propozojnë mandatarin së shpejti. Një pjesë e opozitës parlamentare e bojkoton konsultimin dhe kërkon formimin e një qeverie kalimtare.
“Kjo është humbje kohe. Kërkojmë qeveri kalimtare për të zgjidhur krizën. Partia Përparimtare po thellon ndarjet dhe dhunën në shoqëri”, tha Aleksandar Radovanoviq, nga “Lëvizja e Qytetarëve të Lirë”.
Ish-kryeministri Milosh Vuçeviq dha dorëheqje më 28 janar. Sipas opozitës, pushteti aktual synon ta zëvendësojë një qeveri joligjitime me një tjetër, pa marrë parasysh kërkesat e studentëve dhe qytetarëve për zgjedhje të lira. Konsultimet po mbahen në kohën e protestave disa mujore dhe pakënaqësisë në rritje në shoqëri.
“Presidenti duhet të përfshijë edhe idenë e një qeverie të unitetit qytetar. Nevojitet dialog i vërtetë dhe përfshirës sepse kriza është serioze”, tha Savo Gjurgjiq, gjykatës i Apelit në pension.
Opozita përkujton presionet ndaj profesorëve, arrestimet e aktivistëve dhe fushatat kundër studentëve në mediat proqeveritare, duke theksuar se vetëm një qeveri kalimtare teknike mund të përgatisë kushtet për zgjedhje të lira./rtk
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...