Përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës kanë mohuar lajmin se janë duke negociuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për një koalicion në Prishtinës.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi ka thënë se momentalisht nuk asgjë në atë drejtim.
“Janë lajme spekulative e senzacionale të portaleve”, ka thënë ai.
Gjatë ditës doli një lajm se Lëvizja Vetëvendosje është duke e negociuar mundësinë që të hyjë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në komunën e Prishtinës.
Po ashtu, thuhej se AAK pritet ta merr udhëheqjen e një drejtorie në Komunën e Prishtinës, raporton Telegrafi.
AAK në komunën e Prishtinës prezantohet me katër asamblistë.
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...