Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, është realizuar kursi “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit”, gjenerata 01/2025.
Sipas FSK-së, ky kurs ka për qëllim trajnimet e specializuara për udhëheqësit dhe mbikëqyrësit në operacionet e poligoneve dhe menaxhimin e vijave të zjarrit, duke siguruar një nivel të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë në terren.
“Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke kontribuar në sigurimin e një ambienti të sigurt dhe efikas gjatë ushtrimeve dhe trajnimeve në poligonet e stërvitjes. Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të vazhdojë përpjekjet e saj për ofrimin e trajnimeve të nivelit profesional, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë në përballimin e detyrave ushtarake”, thuhet në njoftimin nga FSK-ja./Arbresh.info/



Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!