Fabio Paratici nuk do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit.
Lajmi është i freskët, shumë i freskët dhe në një farë mënyre i papritur, nisur nga takimet e ditëve të fundit dhe “tymi i bardhë” që në disa momente dukej se ishte vërtet një hap larg.
Marrëveshja mes palëve nuk u gjet dhe duke parë me kujdes gjendjen e gjërave nuk është e vështirë të kuptosh pse, duke pasur parasysh para së gjithash 30 muajt e skualifikimit për hetimin e fitimeve kapitale që drejtuesi do të përfundojë vetëm më 20 korrik.
Është e qartë, vullneti i Furlanit dhe Milanit ishte të mbështeteshin tek Paratici, por qartësisht me një rrugëdalje, përkatësisht klauzolën për zgjidhjen e kontratës në rast të një dënimi penal të vetë Paraticit në përfundim të procesit që po vazhdon për hetimin PRISMA.
Ish-drejtuesi i Juventusit nuk ishte asnjëherë plotësisht i hapur për përfshirjen e kësaj klauzole dhe ftohja mes palëve filloi që aty.
Dhe çfarë do të bëjë Furlani tani? Siç është logjike, CEO i “Djallit” do të fillojë të kërkojë diku tjetër dhe emrat që duhet t’i drejtohet janë kryesisht tre.
I pari është ai i Igli Tares, një profil i vlerësuar prej kohësh përpara se të merrte vendimin përfundimtar më pas te Paratici, ndërsa dy të tjerët janë Giovanni Manna, aktualisht te Napoli dhe Tony D’Amico, drejtor sportiv i Atalantas.
Tare ka treguar te Lazio aftësinë e tij për të bërë gjëra të mëdha edhe me një buxhet gjithnjë të kufizuar./rtk
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...