Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje në fshatin Dremjak të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Ferizaj.
Sipas njoftimit, disa persona të tjerë janë në kërkim policor, shkruan Arbresh.info.
“-A.H. (24 vjeç) -A.H. (20 vjeç) -E.S. (16 vjeç) Ndërkohë, disa persona të tjerë ishin në kërkim policor, të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Ferizaj. Më 01.04.2025, Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, ka kryer katër bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.
Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin në kërkim policor:
– E.H. (16 vjeç)
– V.L. (16 vjeç)
Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky grup në Ferizaj./Arbresh.info/
Kompania mohon rrezikun nga piperi i kuq: Sasia me piper të ...
Hamza në Gjakovë: Qytetarët i thonë stop krizës, ndryshimi k...
“Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë”, Trump: Vendimi pë...
Shqipëria rikonfirmon angazhimin në NATO
Abdixhiku nga Kaçaniku: Premton 200 euro në muaj për të pors...
Ambasadori i SHBA në NATO: Qëndrojmë me Rumaninë, do mbrojmë...