Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se për reshjet e shiut kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenjtë, e që të cilat mund të shkaktojnë vërshime gjegjësisht përmbytje.
Nga IHMK është bërë e ditur se situata më e rënduar është në Pellgun e Lepencit, Morava e Binçës, Bistrica e Pejës, Bistrica e Prizrenit dhe Bistrica e Deçanit, shkruan Arbresh.info
Në njoftimin nga IHMK-ja, thuhet se këtë e vështirësojnë akoma me shume, reshjet e shiut te cilat pritet të bien gjate orëve dhe ditëve ne vazhdim.
Po ashtu edhe gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje të shiut, të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Të nderuar, duke pasur parasyshë situatën e përgjithshme meteorologjike, sidomos ditëve të fundit, e përcjellur me reshje shiu, të cilat në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet nga i ulët deri mesatarë dhe me kohëzgjatje relativisht të gjatë, kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenjë, sidomos atyre me karakter malor. Kështu situata më e rënduar është në Pellgun e Lepencit, Morava e binçës, Bistrica e Pejes, Bistrica e Prizrenit, Bistrica e Deqanit, ku nivelet aktualisht janë në mgritje të cilat mud të shkaktojnë vërshime gjegjësisht përmbytje.
Aktualisht zonat më të rrezikuara janë: vendbanime të Hanit të Elezit, Kaçanikut, Dragashit, Pejes, Deqanit pastaj në pellgun e Moravës së Binçës etj.
Kete e veshtersojne akoma me shume, reshjet e shiut te cilat pritet te bien gjate oreve dhe diteve ne vazhdim.
Per informacione ne detaje, ju mbajme te informuar gjate oreve dhe diteve ne vazhdim.
P.s. Kerkohet vemendje e shtuar, sidomos ne zonat/komunat e lartecekura
PARASHIKIMI
Edhe gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu, në disa pjesë të vendit me intensitet nga mesatarë deri të lartë, të cilat mund të krijojn vërshime të shpejta./Arbresh.info/
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...