Një polic ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra në Kaçanik.
Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se i njëjti është plagosur në hyrje të ndërtesës së tij.
“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik”.
“Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik”.
“Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, tha Veseli.
Më tej, Veseli u shpreh se hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjet për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje”, tha Veseli.
Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...