Një ndërhyrje kirurgjikale komplekse është realizuar me sukses në Spitali i Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ku mjekët kanë larguar një masë tumorale me përmasa të mëdha nga një pacient 68-vjeçar.
Pacienti R.D. (i lindur më 1957 nga Mitrovicë) ishte diagnostikuar me një tumor malinj të indit dhjamor (liposarkomë) në regjionin torako-abdominal të anës së majtë, me shtrirje nga zona e sqetullës deri te pjesa e sipërme e legenit.
Sipas njoftimit të spitalit, ndërhyrja është realizuar nga ekipi i Repartit të Kirurgjisë në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë, dhe ka kërkuar saktësi të lartë për shkak të afërsisë së tumorit me organet vitale dhe enët e gjakut.
Operacioni është kryer nga kirurgët specialistë Dr. Ilir Hajzeri, Dr. Muhamet Musa dhe Dr. Albert Miftari, ndërsa në ekipin anesteziologjik kanë qenë Dr. Fatmir Ujkani dhe Dr. Arbër Bardhaj. Në sallë kanë asistuar edhe instrumentaret Medina Pllana dhe Fidane Brahimi Sejdiu, si dhe tekniku i anesteziologjisë Petrit Boja.
Pas operacionit dhe monitorimit post-kirurgjik për disa ditë, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, bëhet e ditur nga spitali.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...