Kjo marrëveshja për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq dhe ai i Mbrojtjes së Hungarisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se nga të gjitha vendet e rajonit, Serbia ka bashkëpunimin më të zhvilluar në mbrojtje me Hungarinë derisa tha se po shkojnë drejt në aleance ushtarake midis këtyre dy vendeve.
“Elementet kyç të këtyre marrëdhënieve janë bashkëpunimi ushtarako-ushtarak, i cili reflektohet nëpërmjet zbatimit të stërvitjeve shumëkombëshe, bashkëpunimit ushtarak-teknik, në fushën e prokurimit të sistemeve të armatimit. Dokumenti i nënshkruar nga të dy ministrat sot operacionalizon dhe konkretizon marrëveshjen për bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes, të arritur në vitin 2023 dhe për ne është me rëndësi të madhe që jemi pajtuar me miqtë tanë hungarezë”, u shpreh ai.
“Sot, 26 vjet më vonë, ne jemi në gjendje të ndërtojmë marrëdhëniet më të ngushta strategjike në fushën e mbrojtjes, dhe të përmirësojmë dhe besojmë se kjo marrëveshje do të ketë vazhdimësinë e saj në afrimin e mëtejshëm drejt krijimit të një aleance ushtarake midis Serbisë dhe Hungarisë. Kjo është ajo që kërkon pala hungareze, të dy parlamentet, por marrëdhëniet tona janë kaq të mira, duke pasur parasysh se çfarë po ndodh në botë”, u shpreh presidenti serb.
Kujtojmë se kjo lëvizjeve e Beogradit zyrtar vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake midis Shqipërisë Kosovës dhe Kroacisë disa ditë më parë.
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...