Zëvendëssekretarja e përgjithshme e Natos, Radmila Shekerinska, ka njoftuar se ka takuar përfaqësuesin special të BE-së për dialogun në mes të Kosovës e Serbisë, Peter Sørensen.
Shekerinska në një postim në platformën X, ka thënë se vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Është kënaqësi të takohem me Peter Sørensen, përfaqësuesin special të BE-së për dialogun. Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkrua Shekerinska në X.

Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten