Për ditën e sotme Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore në lindje të territorit, në mënyrë të izoluar dhe në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 14 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 9 deri 16°C
Në zonat e ulëta 11 deri 21°C
Në bregdet 12 deri 21°C./rtsh
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...