Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalimin e tij të zakonshëm për popullin ukrainas të dielën mbrëma, dhe me sa duket iu përgjigj komenteve të Donald Trump për Vladimir Putin.
Ai ka thënë se Putinit “nuk i intereson diplomacia” dhe bëri thirrje për presion të mëtejshëm ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës, raporton BBC.
“Prej disa javësh ka një propozim të SHBA-së për një armëpushim pa kushte. Dhe pothuajse çdo ditë, në përgjigje të këtij propozimi, ka dronë rusë, bomba, granatime artilerie dhe sulme balistike”, ka thënë presidenti ukrainas.
“Rusia meriton presion të shtuar – të gjitha masat e ashpra që mund të thyejnë kapacitetin e saj për të bërë luftë dhe për të mbështetur sistemin që nuk dëshiron asgjë tjetër përveç luftës,” ka shtuar Zelensky./rtk
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...