Gjatë këtyre ditëve bëri bujë të madhe një deklaratë e ish-banorit Gert Ferra për Egli Takon.
Ai tha se banorja është në një lidhje jashtë duke aluduar për një djalë që quhet Mario, i cili njëherësh është trajner i fitnesit.
Për këtë ka reaguar në Fan Club kunati i Eglit, Xhulio Todhe, duke treguar të vërtetën.
I njëjti thekson se në këtë histori nuk ka asgjë të vërtetë dhe se po bëhet gjithçka për vëmendje.
Tutje shton se ai e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës për në Big Brother dhe se e njohin të gjithë.
“Më duket pak qesharake çfarë nuk shikojmë, çfarë nuk dëgjojmë, kanë dalë shumë veta që flasin por familjari i Eglit jam unë dhe nusja ime.
Eglin e kam shoqëruar që nga dita e parë, më njohin të gjithë, nuk e di nga i shohin këta filma”, u shpreh ai.
Ndër tjerash shtoi: “Ti shiko kush i bën çdokush do pak vëmendje. Shumë e lehtë për të zgjidhur. Po e kam shok djalin në fjalë. Nuk ka asgjë të keqe, se këtu në Shqipëri kështu funksionon ta bëjnë direkt dashnor”. /Telegrafi/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron