Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë tryezës së rrumbullakët me temë “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe” se një nga vendimet e para të forcës politike që ai drejton, në rast se fiton zgjedhjet e 11 majit, do të jetë rikthimi i platformës TikTok në Shqipëri.
“Një prej vendimeve të para do të jetë hapja e TikTok, sepse mbyllja e kësaj platforme është një akt censure,” tha Berisha, duke akuzuar qeverinë për ndërhyrje në lirinë e shprehjes.
Ai e cilësoi vendimin për bllokimin e TikTok-ut si një veprim që bie ndesh me parimet demokratike dhe lirinë e të rinjve për t’u shprehur. “Vendimi i parë do të jetë hapja e Tik Tok sepse, duke goditur këtë platformë për qëllime censure të gjithë duhet ta dinë se, çdo diktaturë fillon me censurën” shtoi ai.
Berisha theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në politikë dhe u shpreh mirënjohës për kontributin e tyre në fushatë./atsh.al
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...