Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai uroi besimtarët myslimanë për shëndet, mbarësi e begati e me mirësinë e mësuar gjatë muajit të Ramazanit, shkruan Arbresh.info.
“Urime Fiter Bajramin të gjithë bashkëkombasve që festojnë sot. Çdo vit të jetës besimtari mëson se si mësimet e së mirës t’i bëjë jetë dhe vepër. Çdo muaj i sakrificës është një mësim i rrallë.”, ka shkruar ai.
“Gëzuar pra Fitër Bajramin, pranë më të dashurve tuaj, me shëndet, mbarësi e begati e me mirësinë e mësuar gjatë këtij muaji!”, shtoi tutje Vitia./Arbresh.info/
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...