Një grua 85-vjeçare nga komuniteti serb ka humbur jetën të shtunën, pasi shtëpia e saj u përfshi nga flakët në fshatin Hoçë e Madhe, në komunën e Rahovecit.
Policia e Kosovës njofton se zjarrfikësit, njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas raportimit për zjarrin rreth orës 14:55.
Pas shuarjes së flakëve, brenda shtëpisë u gjet trupi i pajetë i gruas.
Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të jetë shkaktuar aksidentalisht nga një stufë ngrohjeje.
“Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej. Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “incident zjarri” dhe “hetim i vdekjes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...