Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, ka analizuar atributet kryesore të sulmuesve më të mirë të botës në dekadën e fundit dhe aktualisht.
Në një video në platformat sociale të mediumit DAZN, Lautaro ka treguar se cilat aftësi do të dëshironte të huazonte nga secili prej tyre.
Zgjedhjet e kapitenit të Interit janë pothuajse të gjitha të drejta dhe një sulmues me këtë kombinim aftësisht padyshim se do të ishte i pandalshëm.
“Unë do të merrja shpejtësinë e Mbappes, forcën fizike të Haaland. Nga Kane – aftësinë e goditjes me kokë, nga Cavani – mjeshtërinë një me një dhe nga Vinicius – driblimin”, ka thënë fillimisht Lautaro.
“Nga Messi? Gjithçka! Nga Kvaratskhelia – aftësia e tij për të mposhtur kundërshtarët me shpejtësi, ai është tepër i fortë”.
“Nga Julian Alvarez – mentalitetin, nga Thuram – buzëqeshjen e tij. Nga Suarez – forcën fizike dhe aftësia për të shënuar”, përfundoi kapiteni i Interit./Telegrafi/
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Veprim i dhunshëm, primitiv e b...
Alarmon avokati i popullit në Shqipëri: Të mbyllen 5 burgje,...
Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi
Merz: Irani duhet të ndalojë së luajturi me kohën
Bojan Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
Kurti: Kosovës i duhet president konsensual