Një person është lënduar sot pasi është rrokullisur me veturë në rrugën Prishtinë – Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar rastin për Arbresh.info dhe ka thënë se personi i lënduar po merr trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Gjilanit.
“Rreth orës 09:45 është raportuar për një vetë aksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Si pasojë një automjet ka përfunduar i rrukullisur. Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar, është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Hetues policorë të aksidenteve nga Njësia e Trafikut Rajonal, ju kanë përgjigj rastit duke filluar hetimet në sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, tha Osmani./Arbresh.info
Sërish shfaqet murtaja e deleve në Shqipëri
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Veprim i dhunshëm, primitiv e b...
Alarmon avokati i popullit në Shqipëri: Të mbyllen 5 burgje,...
Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi
Merz: Irani duhet të ndalojë së luajturi me kohën
Bojan Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh