Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur kritika të forta ndaj Reformës në Drejtësi në Shqipëri, duke e quajtur atë “eksperimentin më të shëmtuar të ekstremit të majtë në Europë”. Ai pretendoi se kjo reformë është hartuar në mënyrë të fshehtë, teksa akuzon se ka sjellë një sistem “që mohon të drejtat e shqiptarëve për një proces ligjor të drejtë”.
“Reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur. Dokument, i cili u bë publik në një nga këto likat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale. Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është? E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë. Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese”, tha Berisha.
Kryedemokrati ka shprehur vazhdimisht kritika ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, kryesisht ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërsa ka theksuar se do ta shkrijë atë në rast se do të marrë pushtetin më 11 maj./rtsh
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell