Dëshmitarët e kanë përshkruar kaosin pasi një tërmet goditi Mianmarin, me lëkundjet e ndjera në Bangkok, kryeqyteti tajlandez.
Të paktën 144 persona kanë vdekur në Mianmar me më shumë se 730 të plagosur, ndërsa në Tajlandë 8 persona kanë humbur jetën dhe 81 janë bllokuar pas shembjes së një ndërtese.
Transmetuesi shtetëror i Mianmarit dha përditësimin e parë mbi viktimat të premten pasdite ndërsa ushtria e vendit paralajmëroi se do të kishte më shumë vdekje dhe viktima.
“Dëgjova shumë klithma. Të gjithë dolën në rrugë, u krijua shumë panik. Kishte njerëz që qanin në rrugë, ishte vërtet e tmerrshme”, dëshmoi Paul Vincent, një turist që vizitonte kryeqytetin tajlandez.
Një tjetër dëshmitare tha “Ne të gjithë dolëm me vrap nga shtëpia pasi gjithçka filloi të dridhej. Unë një ndërtesë pesëkatëshe të shembej para syve të mi. Askush nuk guxon të kthehet brenda ndërtesave.”/tch/
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...