Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, mbajti takimin e radhës të kolegjiumit me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku të pranishëm në këtë takim ishin edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi.
Takimi u përqendrua në diskutimin e çështjeve të rëndësishme profesionale, ku ndër më kryesorët ishin: trajtimi dhe ecuria e procedimit të kallëzimeve penale brenda afateve ligjore – veçanërisht atyre me kryerës të panjohur, angazhimi i prokurorëve të shtetit në shkatërrimin e narkotikëve të konfiskuar në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe avancimi i përdorimit të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) nga ana e kryeprokurorëve dhe prokurorëve.
Në frymën e këtij diskutimi, U.D. Kryeprokurori i Shtetit theksoi rëndësinë e ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në punën e prokurorive dhe kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët të vazhdojnë përpjekjet e tyre në përmbushjen e këtyre qëllimeve institucionale./Arbresh.info/
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...