Pas surprizës së parë, një tjetër dron ka mbërritur sot në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dedikuar Gjestit.
Në parashutën e dytë shkruhej “Tetë miliardë”, një mesazh që simbolizon numrin e madh të klikimeve online që ka gjeneruar ai gjatë rrugëtimit të tij në këtë spektakël.
Gjesti, i prekur thellë nga ky gjest i ndjekësve, nuk i mbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lot, duke falënderuar nga zemra të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe që kanë bërë të mundur këto surpriza nga ajri.
Të gjithë banorët ishin të habitur nga mesazhi i fuqishëm i parashutës dhe e uruan Gjestin për këtë arritje të madhe.
Ndërkohë, në shtëpi pritet me padurim Prime-i i mbrëmjes, ku do të zhvillohen dinamika të forta dhe pritet një spektakël i jashtëzakonshëm.
Shikuesit janë të entuziazmuar për votimin kokë më kokë mes Valbonës dhe Laertit, ndërsa surprizat dhe tensionet sa vijnë e shtohen në këtë fazë të fundit të garës.
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n