Ushtarët amerikanë të Ekipit të Monitorimit Ndërlidhës të SHBA-së, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it, kanë përfunduar një kurs luftarak njëjavor për shpëtimin e jetës në kampin Bondsteel.
Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se stërvitja përfundimtare i gjen ushtarët duke kryer masat e shpëtimit gjatë një simulimi.
“Kurset janë projektuar për të simuluar skenarë realistë, duke sfiduar studentët [ushtarët] të përdorin pjesë të ndryshme të kursit për të realizuar kujdesin e duhur për të lënduarit. Këto aftësi janë të dizajnuara për luftim, por mund të përdoren në situatat e përditshme të reagimit emergjent që LMT-të mund të hasin në komunitetet në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Misioni i NATO-s në Kosovë, punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...