Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të policisë kufitare, pas nisjes së një hetimi penal ndaj tij.
Sipas IPK-së, rreshteri dyshohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimi po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 24 mars 2025, rreth orës 21:00, në qytetin e Vitisë, pas një mosmarrëveshjeje mes policit dhe një qytetari për një çështje pronësore.
Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ndërsa IPK pritet të ndërmarrë veprime të tjera për të ndriçuar të gjitha rrethanat e rastit.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...