Mbrëmjen e së dielës Vushtrria u trondit nga vrasja e një 19 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij.
Por ende pa kaluar 24 orë, ky qytet u trondit nga një tjetër vrasje e dyfishtë në fshatin Stanoc të kësaj komunë.
Motivet e dy rasteve ende janë mister, përveç disa raportimeve të pakonfirmuara.
Ardit Zymeri 19 vjeçar mbeti i vrarë nga i dyshuari B. D., po ashtu 19 vjeçar, mbrëmjen e së dielës.
Menjëherë pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjegjëse.
Pas arrestimit, policia ka konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale, si dhe në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë fishek.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda pasditen e së hënës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, duke e caktuar masën e paraburgimit, të pandehurit B.D., me dyshimin e bazuar për veprat penale “Vrasje e rendë”.
Ndërkohë, pasditen e së hënës Vushtrria u trondit sërish, kur të shtënat me armë zjarri lanë të vdekur dy persona, një grua 42 vjeçare dhe një 58 vjeçar.
Sipas raportimeve të policisë, burri pronar i një biznesi në fshatin Stanoc, i cili ka qëlluar për vdekje gruan 42 vjeçare, ish- punëtore në biznesin e tij dhe më pas veten.
Motivet nuk janë bërë të ditur nga autoritetet, mirëpo familjarë të viktimës 42 vjeçare kanë pohuar se xhelozia për punë ka shtyrë 58 vjeçarin në këtë akt makabër.
Ndërkohë, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, gjatë ditës së sotme ka shprehur dhimbjen e thellë për ngjarjet tragjike që ndodhën gjatë dy ditëve të fundit në qytet, ku humbën jetën tre qytetarë.
Ai ka theksuar se nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur shqetësimin dhe dhimbjen e ndjerë për këto humbje.
Për t’u marrë me situatën dhe për të shqyrtuar masat e nevojshme, Idrizi ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, duke shtuar se organet e sigurisë po i trajtojnë këto dy raste dhe ne presim që drejtësia ta thotë fjalën e fundit./Arbresh.info/
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...