Ish-legjenda franceze dhe e Manchester United, Eric Cantona së fundmi ka folur për futbollistin Neymar Junior.
Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë i habitur me zgjedhjen e futbollistit brazilian që të kaloj nga Barcelona në Paris, shkruan Arbresh.info.
“Kur je 25 vjeç, luan për kombëtaren e Brazilit, mban fanellën me numrin 10, gjithashtu luan me Barcelonën, pyes veten: Çfarë do të bësh në ligën franceze? Neymar shkoi të luante kundër Amiens dhe Guingamp”, tha ai.
Neymar ishte në kulmin e karrierës së tij tek Barcelona ku po fitonte trofe të çmueshëm si dhe ishte një nga lojtarët kryesorë tek Barça.
Me kalimin tek PSG, braziliani ka një karrierë të dështuar pasi lëndimet e shumta ia pamundësuan vazhdimin e karrierës si top lojtar.
Tashmë ai po luan tek Santosi në Brazil. Më përpara ai ka zhvilluar karrierë edhe tek Al-Nassr ku ka dështuar totalisht./Arbresh.info
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...