Qeveria e Maqedonisë së Veriut, informoi se nga nesër – E Hënë, nis pagesa e ndihmës urgjente dhe të parë prej 150.000 denarëve për cdo familje që është prekur nga tragjedia në Koçan.
Qeveria vazhdon thirrjet që familjet e atyre që mjekohen jashtë vendit t`i kontaktojnë ekipet qeveritare dhe përfaqësitë diplomatiko-konsulare për cdo nevojë apo harxhim.
Ndërkohë, përmes fondit solidar të Kryqit të Kuq janë grumbulluar gati 53 milion denarë ose afër 850.000 euro.
Ata që duan të ndihmojnë dhe të kyçen në aksionin humanitar mund të dhurojnë me paraqitje telefonike në numrin 143 – 400 nga të gjitha operatorët celularë dhe në xhiro-llogarinë e Kryqit të Kuq.
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...