Sonte (e diel) do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kombeve.
Tetë Kombëtare të mëdha evropiane si Gjermania, Italia, Franca, Kroacia, Spanja, Holanda, Poprtugalia dhe Danimarka zbresin në fushë për t’i zhvilluar ndeshjet e kthimit çerekfinale.
Të katër super sfidat zhvillohen me orar të njëjtë me fillim nga ora 20:45, transmeton telegrafi.
Gjermania ka bërë hap të madh pasi ka triumfuar në udhëtim te Italia 1-2 dhe synon që me një rezultat pozitiv të kaloj në gjysmëfinale.
Fitore të madhe në ndeshjen e parë ka arritur edhe Kroacia që ka mposhtur Francën 2-0, derisa Danimarka triumfoi 1-0 ndaj Portugalisë.
Ndeshje spektakolare na pret edhe ajo mes Spanjës dhe Holandës, ku në ndeshjen e parë u mbyll baras 2-2.
Në gjysmëfinale takohen fituesi i duelit Gjermani/Itali me atë të duelit Danimarkë/Portugali dhe fituesit e duelit Spanjë/Holandë me Francë/Kroaci.
Ndeshjet e sotme:
20:45 Franca – Kroacia (0-2)
20:45 Spanja – Holanda (2-2)
20:45 Gjermania – Italia (2-1)
20:45 Portugalia – Danimarka (0-1)
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër