
Young Woman Holding Paper With Tears Drawn On It
“Lotët e krokodilit” që personifikon hipokrizinë e njerëzve të ligj
Shprehja “lotët e krokodilit” është përdorur aq shumë sa ndonjëherë as nuk e mendojmë kuptimin e saj të vërtetë.
Shpesh i referohemi dikujt që qan me hipokrizi, që shfaq keqardhje të rreme ose që mundohet të fitojë simpati për diçka që nuk e ndjen realisht.
Po nga vjen kjo shprehje dhe çfarë e bën kaq të veçantë?
Në fakt, shprehja “lotët e krokodilit” e ka origjinën nga një besim i lashtë, që më vonë u vërtetua shkencërisht.
Që në Mesjetë, njerëzit besonin se krokodilët qanin ndërkohë që hanin prenë e tyre, si një lloj pendese të rreme për aktin që po kryenin.
Më vonë, u zbulua se krokodilët vërtet prodhojnë lot, por jo sepse ndihen fajtorë, por sepse gjëndrat e tyre të lotëve aktivizohen gjatë të ngrënit, për shkak të mënyrës sesi funksionon nofulla dhe kanalet e lotëve.
E vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshën e ngrënë, por është gjëndra e kripës ajo që prodhon lotët.
Dhe pikërisht pasi krokodili ka kollofitur kafshën së bashku me ujin e kripur, fillon veprimin e saj gjëndra e kripës që ndalon sasinë e tepërt të kripës, e cila del jashtë në formën e pikave të lotit.
Pra, nëse dikush qan “lot krokodili”, e ka të qartë që nuk po ndien realisht atë që shpreh. Prandaj dhe lindi shprehja “lotët e krokodilit” që personifikon hipokrizinë e njerëzve të ligj.
Mund të jetë një person që kërkon ndjesë vetëm për të shpëtuar nga pasojat e veprimeve të tij, dikush që dramatizon situata për vëmendje ose dikush që luan rolin e viktimës për përfitim personal.
Kështu që, herën tjetër kur dikush të përpiqet të të bindë me një ndjeshmëri të dyshimtë, kujtohu: lotët mund të jenë të vërtetë, por ndjenjat pas tyre jo gjithmonë! /Telegrafi/
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...