Një organizatë shqiptare e narkotrafikut me bazë në Bolonja të Italisë që importonte kokainë nga portet evropiane, është goditur nga policia.
19 persona janë akuzuar, mes tyre edhe një 90-vjeçar që bënte rolin e korrierit, shkruan Top Channel.
Në kuadër të operacionit u arrestuan pesë persona. Trafiku drejtohej me anë të komunikimeve në SKY ECC, me mesazhe të koduara, kurse krerët e grupit ishin dy shqiptarë, xhaxha dhe nip, që drejtonin njëri nga Barcelona në Spanjë dhe tjetri nga Bolonja në Itali.
Banda bëhet përgjegjëse për trafikun e rreth gjysmë toni drogë kokainë dhe hashash, me vlerë tregu të paktën 5 milionë euro. Paratë e fituara riinvestoheshin në Shqipëri.
Operacioni u zhvillua mes policisë italiane dhe partnerëve evropianë. Pesë persona, katër me kombësi shqiptare dhe një me kombësi tuniziane, të gjithë të moshës nga 30 deri në 50 vjeç, janë arrestuar më 19 mars.
Sipas policisë, pesë të arrestuarit dyshohet se kishin importuar drogë nga Holanda. Vetëm në periudhën prill-nëntor 2020, grupi dyshohet se ka sjellë në Itali 41,5 kilogramë kokainë, 76,5 kilogramë marihuanë dhe 280 kilogramë hashash. Vlera ekonomike e këtyre ngarkesave të lëndëve narkotike, sipas vlerësimeve të policisë, mund të llogaritet në 5 milionë euro.
Të enjten, pesë personat u identifikuan në qytete të ndryshme midis Spanjës dhe Italisë dhe u arrestuan falë Skuadrave Lëvizëse të Rimini, Treviso e Verona dhe Udyco të Madridit.
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...