Në një botë ku shumë herë harrohen ata që kanë më shumë nevojë, ekzistojnë individë, organizata dhe shoqata humanitare që e mbajnë shpresën të ndezur, duke u shtrirë dorën e ndihmës atyre në nevojë.
Drejtori i kësaj shoqate humanitare, Bexhet Ajvazi për Arbresh.info ka shpalosur projektet më të rëndësishme gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kjo organizatë si çdo vit tjetër edhe këtë vit po ofron ndihmë dhe mbështetje për ata që kanë më shumë nevojë, e në veçanti gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit.

Ajvazi tregon se duke e rritur dozën e humanitetit gjatë muajit të Ramazanit, ‘Bereqeti’ ka bërë një kontribut të jashtëzakonshëm duke dhuruar mbi 17 mijë pako ushqimore për familjet që kanë vështirësi ekonomike.
“Projekti i veçantë për gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit për shoqatën humanitare bamirëse ‘Bereqeti’ është “Sofra e Ramazanit”. Aktivitetet gjatë gjithë vitit janë të shumta, mirëpo në veçanti është “Sofra e Ramazanit”. Deri me tani janë shpërndarë në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës mbi 17 mijë pako ku kanë përfituar mbi 17 mijë familje. Gjithashtu, kanë marrë edhe nga një thes me miell me 25 kg. Nuk kanë qenë vetëm këto kanë, ka pasur edhe shpërndarje të tjera si veshmbathje si dhe para të gatshme të cilat janë shpërnda për familjet që janë në kushte të rënda ekonomike”, tha Ajvazi.
Sipas tij, çdo ditë, mbi 800 iftare në Prishtinë e mbi 350 në Pejë e Mitrovicë, shpërndahen përmes kuzhinës humanitare.

“Arrijmë pothuajse që në çdo qytet të shpërndajmë iftare. Por në fokus të veçantë e kemi kuzhinën humanitare në Pejë dhe në Mitrovicë ku për çdo ditë mbi 350 iftare shpërndahen në këto dy gjellëtore humanitare. Gjithashtu kemi edhe në Prishtinë ku i shpërndajmë mbi 800 iftare me mish”, u shpreh Ajvazi.
Kjo Shoqatë humanitare ka koordinatorët e saj në çdo qytetet të Kosovës, të cilët në bashkëpunim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale i zgjedhin familjet që kanë vështirësi ekonomike.
“Ne kemi koordinatorin tonë në çdo qytet të Kosovës ku në bashkëpunim me Drejtoritë e Mirëqenëve Sociale në të gjitha komunat e vendit, i përzgjedhim familjet ato të cilat janë në kushte më të rënda ekonomike dhe përfshihen familjet skamnore, familjet me jetim, familjet e dëshmorëve të luftës, gratë e vetmuara që janë nëna vetushqyese dhe shumë kategori të tjera që kanë kushte më të rënda ekonomike. Përzgjedhjen edhe në shumë vende vise rurale dhe në fshatra përmes koordinatoreve tonë, përmes imamëve të cilët i kemi nëpër xhamitë, sepse ata për së afërmi e njohin më së miri qytetin e tyre, fshatin e tyre, lagjet e tyre dhe në këtë mënyrë përzgjidhen familjet”, tha Ajvazi.
Veriu i Kosovës ka më së shumti nevojë për ndihmat e Shoqatës Bereqeti, tha ai, duke shtuar se nga mbështetja e tyre nuk ndahen as komunitetet jo shqiptare.

Përveç donacioneve që “Bereqeti” pranon nga mërgata e bizneset kosovare, Ajvazi tregon vendet më kontribut-dhënëse.
“Ne kemi miq nga mbarë vendi. I falënderoj shumë, nuk do të ishte e njerëzishme të mos i falënderoj bizneset e vendit, njerëzit e vullnetit të mirë të cilët na mbështesin gjithmonë në aktivitete dhe projekte të shoqatës. Gjithashtu mërgimtarët nga diaspora që gjithmonë janë pranë nesh. Kemi partneritet me shoqata të ndryshme nga mbarë bota, nga tokat arabe, nga mbretëria e Arabisë Saudite sepse këtë vit kemi pas mbi 8 mijë pako nga Mbreti Salmon nga Katari, gjithashtu nga drejtoria e Vakfeve të Turkisë, e cila na ka mbështetë me 6 mijë pako.

Gjithashtu nga qendra e mbretit Selmon i kemi shpërndarë 30 mijë kg hurma për ramazanin”, tha Ajvazi.
Ajvazi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë njerëzit në nevojë gjatë këtij muaji dhe çdoherë kur kanë nevojë.
Ndryshe, shoqata “Bereqeti”, që është pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës, po vazhdon me angazhimin e palodhur për të mbështetur familjet me vështirësi ekonomike, të cilët po luftojnë për një të ardhme më të mirë./Arbresh.info/Ejona Hyseni/


LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...