Sot varrosen viktimat e tragjedisë së Koçanit

The building of a nightclub is damaged following a massive fire early Sunday in the town of Kocani, North Macedonia, Monday, March 17, 2025, (AP Photo/Armin Durgut)

08:47 | 20 Mars 2025
A Z

Në Koçan të Maqedonisë së Veriut në një hapësirë të veçantë pranë varrezave të qytetit po hapen varret masive për viktimat nga tragjedia e 16 marsit.

Varrimi i 59 viktimave të kësaj tragjedie do të bëhet sot dhe ceremoni do të ketë edhe nëpër qytetet tjera nga ku ishin viktimat.

“Varrimi do të bëhet të enjten, por kohën e saktë do ta cakton Kisha Ortodokse Maqedonase sepse edhe kryesia e kishës do të merr pjesë në varrim. Do të caktohen në mënyrë plotësuese koha e saktë dhe procedurat tjera sepse do të kemi varrime edhe nëpër qytete tjera”, ka thënë Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, raporton Alsat-M.

Në ceremoninë e varrimit pritet të marrin pjesë qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve.

Shpërndaje në rrjete sociale